Ju me siguri keni lexuar lajme te llojit: "Zbulohet
bima qe zhduk kancerin per 16 ore", ....24 ore....48 ore....Pse nuk ka bime
te tilla? Le te themi disa gjera se si eshte e verteta e lajmeve boombastike.
Bimet me perberes antikancer jane te shumta, ato jane
dhjetera e qindra. Qe bime te tilla vrasin qelizat kanceroze, edhe kjo eshte e
sigurt dhe ketu nuk ka asgje per te dyshuar ne lajmet qe shpallen nga
laboratoret kerkimore-shkencore. Por........nese do te ekzistonte nje bime e
vetme qe zhduk kancerin ne 1 dite, kanceri thjesht nuk do te ekzistonte. Ndersa
realisht ai eshte shkaku i trete me i madh i vdekjeve ne bote.
Ne trupin tone cdo dite formohen qeliza anormale dhe sistemi
yne imunitar cdo dite i shkaterron keto qeliza. Cdo dite ne organizem krijohen
dhe vdesin shume qeliza kanceroze dhe kjo eshte nje beteje e perditshme. Por
kanceri eshte dicka tjeter nga qelizat kanceroze. Behet fjale per organizim te
tyre dhe kjo ndodh gradualisht, ndersa numri i qelizave kanceroze qe krijohen,
eshte me i madh sesa i atyre qe organizmi arrin te zhduke. Ndersa dite pas dite
trupi e humbet betejen me qelizat kanceroze, kanceri shfaqet. Por kjo merr nje
kohe te gjate qe shkon nga disa muaj, ne disa vjet. Kanceri nuk eshte krijuar
brenda dites dhe per kete arsye, as nuk mund te shkaterrohet brenda dites.
Ushqimet dhe bimet me cilesi anti-kancer, qe shkaktojne
apoptozen (vetevrasjen e qelizave te kancerit) por edhe vrasjen e tyre te
drejtperdrejte duke i helmuar, ndihmojne organizmin te luftoje me mire. Keta
jane aleate natyrale, por lufta me kancerin nuk fitohet brenda nje nate, sepse
ai nuk eshte krijuar brenda nje dite. Kanceri eshte rrjedhoje e nje bilanci te
prishur ne organizem, shume gjera nuk shkojne si duhet per nje kohe te gjate.
Kanceri eshte nje reagim ndaj gjithckaje te gabuar qe kerkon shume durim dhe
kohe te ndreqet. Sa me serioze gjendja, me te shumta jane masat dhe mjetet qe
duhen marre per te fituar betejen. Beteja ndaj kancerit kerkon nje program
kompleks qe mbeshtetet me shume aleate natyrore dhe jo tek nje bime e vetme
cudiberese.
Lajme te tilla as me shume dhe as me pak, bejne qe njerezit
te humbasin besimin tek ilacet e natyres. Sepse cfare mund te mendoje dikush qe
ka pire caj pelini dhe ka pare qe kanceri nuk iu zhduk per 16 ore? Ose dikush
qe ka marre rrenjen e radhiqes dhe kupton se kanceri nuk ka shkuar pas 48
oresh? Humbja e besimit eshte shume e rende, sepse i largon njerezit nga
medicina natyrore, i ben pesimiste dhe u heq kurajen. Jo njerez! Kanceri nuk
iken me shkop magjik. Duhet shume pune dhe besim per ta shkulur te keqen. Ama,
njeriu qe ka sheruar veten nga kanceri, ka zbuluar vlera te reja e te medha
njerezore.