E pabesueshme! Milani nuk e preku për 45 minuta topin në zonën e Napolit

Vetëm 7 pikë të grumbulluara në shtatë javët e fundit në Serinë A, ku në katër prej tyre kuqezinjtë janë mposhtur. Rikthimi i kampionatit, pas ndeshjeve të kombëtareve, vërtetoi edhe një herë tjetër se loja e “Djallit” lë shumë për të dëshiruar.



Ndaj Napolit u vërtetua sërish që kjo skuadër nuk e ka stofin e një rivali të fortë për trofe. Një statistikë interesante u regjistrua në sfidën ndaj ekipit të Elseid Hysajt.

Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella nuk arriti dot ta prekte topin brenda zonës së Napolit gjatë gjithë pjesës së parë.

Këtu ka diçka që nuk shkon dhe duhet zgjidhur sa më parë, sepse një statistikë të tillë e ka regjistruar vetëm Benevento, ekipi më i dobët në Serinë A, në takimin ndaj Juventusit dhe Napolit.

Në të tilla kushte, është e domosdoshme që dyshja Mirabelli-Fasone të ndërhyjë menjëherë për të zgjidhur situatën.

I pari që në këtë rast ulet në bankën e të akuzuarve është pikërisht trajneri Vincenzo Montella, që, si në çdo pasndeshje, deklaroi se, përtej rezultatit, është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.

E si mund të jesh i kënaqur kur lojtarët e tu nuk arrijnë ta prekin topin në zonën kundërshtarë për një pjesë loje!