Kina vazhdon të ketë superkompjuterat më të shpejtë në botë.
Kina ka parakaluar SHBA-n për numrin më të lartë të
superkompjuterave në botë.
Vendi komunist ka 202 superkompjutera në listën e 500
makinerive më të fuqishme në botë.
SHBA-të kanë vetëm 143 dhe kjo është pika më të ulët në
25 vite megjithatë ruajti vendin e dytë.
Japonia vinte në vendin e tretë me 35 superkompjutera
ndjekur nga Gjermania me 20.
Në anketën e fundit publikuar në Qershor, SHBA-të ende
kishin udhëheqjen me 169 superkompjutera ndjekur nga Kina me 160.
Superkompjuterat janë sisteme super të shtrenjta që kanë
në përbërje dhjetëra e mijëra procesorë të cilët kryejnë disa prej detyrave më
komplekse dhe intensive.